Gjykata e Strasburgut, kundra ligjit rus për “propagandën” gej

Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut ka vendosur se ligji rus për ndalimin e përhapjes së “propagandës” gej dhunon lirinë e shprehjes, është diskriminues ndaj personave LGBTI si edhe inkurajon homofobinë.

Gjykata e Strasburgut është shprehur se gjobat e vendosura mbi 3 aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBTI janë një formë e pastër e dhunimit dhe shkeljes së dy direktivave mbi lirinë e shprehjes dhe parandalimin e diskriminimit mbi bazën e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Aktivistët rus, Nikolai Bayev, Aleksei Aleksandrovich Kiselev dhe Nikolai Alekseyev u shpallën fajtorë me akuzën e mbarëvajtjes së protestave të veçanta me kundravajtje ligjore gjatë periudhës 2009 -2012. Protestat u zhvilluan në tre vende të ndryshme:

  • Përballë një shkolle të mesme në Ryazan;
  • Një librari për fëmijë në Archangel;
  • Një ndërtes administrative në Shën Petersburg

Një ligj federal në Rusi  i cili ka hyr në fuqi në qershor të 2013, e ndalon përhapjen e informacioneve dhe “propagandimit” të marrëdhënieve seksuale homoseksuale. Sipas këtij ligji, një person që kapet duke zhvilluar këto aktivitete gjobitet me shumën e 5,000 rublave (rreth 100 Euro), ndërsa për zyrtarët gjoba shkon 10 herë më e lartë nëse kapen. Ligji shihet si ultimatum mbi diskutimet publike rreth homoseksualitetit.

“Qëllimi i këtij ligji, formulimi i tij si edhe mënyra se si aplikohet tek “shkelësit” nxjerr në pah praktika diskriminuese dhe nuk e legjitimon aspak interesin publik,” shprehet gjykata në verdiktin e saj.

Gjykatësit e Strasburgut e refuzuan pretendimin e zyrtarëve rus se ligji është i nevojshëm për mbrotjen e moralit dhe se liria e shprehjes mbi çështjet LGBTI do të ishte kompromentuese për të ardhmen dhe shkatërruese për vlerat e familjes.

Gjykatësit u shprehen se adaptimi i këtij ligji e përforcën stigmën dhe paragjykimin duke inkurajuar homofobinë, e cila është e patolerueshme me barazinë, pluralizmin dhe tolerancën e qenësishme në një shoqëri demokratike. Ata urdhëruan autoritetet ruse që të paguanin secilin prej aktivistëve me një gjobë nga 8,000 deri në 20,000 euro.

Në një deklaratë për shtyp, ministri rus i drejtësisë shprehu mospajtimin me konkluzionin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke shtuar se do të pregatitet apelimi brenda tre muajve.

Alekseyev, një prej tre aktivistëve u shpreh se vendimi i gjykatës përbën një fitore historike.

Mënyra se si ky ligj aplikohet tregon se ai “heq qafe” nga sfera publike komunitetin LGBT, një grup i gjerë social të cilëve iu mohohet e drejta për të folur në favor të të drejtave të tyre” shprehet Alekseyev, themelues i grupit të punës GayRussia.ru me qendër në Moskë.

Edhe pse homoseksualiteti është dekriminalizuar në Rusi që prej vitit 1993, paragjykimet homofobe janë mjaft të përhapura.

Burimi: Radio Free Europe

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest