Sheshi “Skënderbej” për këmbësorët

IMG-20170611-WA0015

U mbajt dje ceremonia e inaugurimit të sheshit “Skënderbej”, të kthyer në pedonale për qytetarët e Tiranës.

Ky projekt finalizon punën një vjeçare të projekt-zbatimit e cila e ka kthyer sheshin në një sipërfaqe prej 23 mijë metrash katrorë në shërbim të këmbësorëve.

Sipas të dhënave publikuara nga Bashkia Tiranë, sheshi ka 11 lulishte me lule të mbjella dhe 95 specie pemësh rezistente ndaj klimës së Tiranës, rreth 100 shatërvanë, instalacione për meditim dhe një parkim nëntokësor me pagesë me kapacitet prej 300 makinash.

Mbrëmja inauguruese u shoqërua me një koncert polifonik me muzikantë të ftuar nga treva të ndryshme shqiptare që zgjati deri në mesnatë.

Disa nga qytetarët që shëtitën dhe panë sheshin “Skënderbej” treguan përshtypjet e tyre për Historia Ime

 

Ajmona Hoxha, arkitekte pranë studios që zbatoi këtë projekt, tregon për Historia Ime disa nga  karakteristika që sipas saj e bëjnë këtë shesh të veçantë nga gjithë hapësirat e tjera publike në Tiranë

/k.m/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest