Letër trupit tim…

lettertomybody

Pas vitesh të tëra urrejtje për veten, kjo grua trangjinore i dedikon një letër dashurie trupit të saj. Sabel Samone-Loreca, një e infektuar me virusin HIV dhe njëkohësisht një grua me ngjyrë transgjinore, i dedikon një letër trupit të saj.  Më poshtë gjendet në formën e skriptit letra e transgjinores Sabel-Samone Loreca, e lexuar nga vetë ajo në videon e realizuar.

 “Përshëndetje trupi im,

 Kur isha më e re unë të urreja ty, për faktin se isha me ngjyrë, ndihesha shumë femërore dhe shumë e dobët. Ti më konfuzove, ti më dhe trupin e një djali, dhe jo atë të vajzës që unë ndihesha së brendshmi.

 Ti ke kaluar shumë lloje abuzimesh, abuzimin fizik, seksual, unë të infektova ty me virusin HIV, hepatitin C, unë të përdora ty…

 Unë abuzova me ty nëpërmjet  drogave që konsumova  për të mpirë ndjenjat.

 Unë të kam përdorur…

 Kam tentuar disa herë që të të vrisja, por njëkohësisht nuk doja që të vdisje.

 Por një ditë ne e gjetëm njëri-tjetrin dhe e dija se cfarë duhet të bëja.

 Mëma Tokë më dha forcën që të bëhesha “AJO”.

 Mëma Tokë tha se forca e vërtetë  qëndron brenda trupit tonë.  Ngadalë unë nisa ta dashuroj këtë trup me ngjyrë duke i dhënë atij shpresë dhe dashuri. Unë shikoj në pasqyrë një trup të vjetër dhe transgjinor dhe e dashuroj atë, i stolisur me tatuazhe të cilat më kujtojnë udhëtimin që kemi realziuar së bashku dhe për mësimet në jetë që kemi mësuar.

 Trupi im i dashur së shpejti do të bëhesh 50 vjeç dhe do të bëhesh diçka që unë më përpara mendoja se s’do ta arrija kurrë.

 Sot unë hedh sytë tek trupi im dhe e them me plot gojë se e dua dhe të falenderoj për këtë udhëtim që ne e realizuam së bashku.

 Jam krenare për ty trupi im sepse ti je me ngjyrë, transgjinor dhe unë të dua”.

Sabel Samone-Loreca  jeton në Los Anxhelos. Ajo punon në komisionin e këtij vendi për të ndihmuar të infektuarit me virusin HIV. Sabel ka kryer së fundmi operacionet kirurgjikale për ndërrimin e gjinisë.

“Jeta ëshët një udhëtim që kurrë nuk resht së dhëni. Kurrë mos u dorëzo së përpjekuri për të arritur atë që do.  Frika e sotme do të shndërrohet në gëzimin tënd të së nesërmes. Unë jam duke e jetuar ëndrrën time”.

  Video: The Scene, Facebook

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest