Rama i përgjigjet Fevziut: “Nuk të takon të fyesh komunitetin LGBT”

rama

Kryeministri Edi Rama ishte dje i ftuar në emisioni “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Gjatë debatit,Fevziu i ka drejtuar një pyetje e cila përmbante nota ironie ndaj komunitetit LGBT.

Ndërkohë Rama ka reaguar duke i kërkuar të respektojë dhe të shmangë fyerjet ndaj një komuniteti të tërë njerëzish.

Ja debati mes tyre:

Fevziu: Pasi ishit mbyllur edhe një herë në Presidencë vetëm për vetëm, në ditën ndërkombëtarëve të gejve, mbylleni 6 orë dy burra, vetëm për vetëm, pa pranin e kamerave, të vëmendjes publike, transparencës së plotë dhe mbyllni një marrëveshje. Cili ishte çelësi i kësaj marrëveshje?

Rama: Së pari njëherë Fevzi të gjithë njerëzit janë të barabartë. Janë të respektuar. Nuk të takon që në studion tënde të fyesh një komunitet të tërë njerëzish.

Fevziu: Kush po fyen. S’mund të më thuash mua fyen.

Rama: Se çfarë them unë është ajo që unë dua të them.

Video: 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest