Heteroseksualiteti si “shpikje”

LGBT

Njëqind vite më parë njerëzit kishin një perceptim tjetër për të qënurit heteroseksual. Ky ndryshim në të menduarit për heteroseksualitetin dëfton për fluiditetin seksual në ditët e stome, argumenton Brandon Ambrosino, gazetar pranë portalit Vox.com.

Fjalori mjekësor i vitit 1901 e përkufizonte heteroseksualitetin si një “uri” anormale dhe perverse për seksin e kundërt. Dy dekada më vonë, në 1934 një tjetër fjalor e përkufizonte heteroseksualitetin si manifestimin e pasionit seksual për dikë nga seksi i kundërt, seksualiteti normal pra me pak fjalë dhe përkufizimi që ky term gëzon sot.

Sa herë që i tregoj këtë histori njerëzve, ata reagojnë të çuditur ”Kjo s’mund të jetë e vërtetë…”

Është punuar shumë si në nivelin akademik ashtu edhe në promovimin e asaj që quhet konstruktimi social i identitetit homoseksual. Shumicës  prej nesh iu është mësuar se ky identitet erdhi në jetë në një moment specifik në historinë njerëzore. Por ajo çfarë nuk na kanë mësuar është se edhe heteroseksualiteti u shfaq si identitet në një moment specifik.

Ka shumë arsye që e justifikojnë këtë mungesë në edukim, duke përfshirë këtu fenë dhe forma të tjera të homofobisë. Por arsyeja më e madhe duket se lidhet me pjesën që heteroseksualiteti duket një gjë kaq normale dhe natyrale, pa pasur nevojë për tu shqyrtuar, siç ndodh me homoseksualitetin.

Por heteroseksualiteti nuk ka ekzistuar dhe nuk ka qenë që në fillimet e njerëzimit.

Kundërshtitë e para për thënien e mësipërme lidhen me riprodhimin dhe gjenerimin e racës njerëzore: duket se marrëdhëniet seksuale heteroseksuale kanë ekzistuar për aq kohë sa raca njerëzore ka ekzistuar- e vërtet pasi s’do kishim mundur të ekzistonim në mënyrë tjetër. Por ky supozim e vendos në një ekuacion të barabartë heteroseksualitetin me riprodhimin e njeriut. Kjo s’është e njëjta gjë.

“Seksi nuk ka histori” shkruan teoricieni mbi identitetin”queer”, David Halperin nga Universiteti i Michigan-it. “ Seksualiteti nga ana tjetër është një produkt socio-kulturor, ky i fundit po që ka histori”. Me fjalë të tjera teksa seksi biologjikisht është pjesë e çdo individi kur lind, kategorizimi i akteve dhe praktikave seksuale mbetet fenomen socio-kulturor dhe duhet studiuar si i tillë.

Gjithnjë ka ekzistuar instikti seksual në botën shtazore. Por në një moment specifik të historisë njerëzit vendosën t’i bashkëngjisin kuptime dhe emra këtyre instikteve pra ”seksualitetit”.

Duke folur me dokumentim historik, përpara vitit 1868 nuk ekzistonin heteroseksualët. As homoseksual nuk kishte. Njerëzit ende nuk e kishin menduar diferencimin nga njëri-tjetri në bazë të dëshirës seksuale që ata kanë. Sjelljet seksuale sigurisht u identifikuan dhe kategorizuan dhe më pas dhe u ndaluan.

Burimi: BBC

/k.m/

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest