KMD: “Big Brother do të kërkojë sot ndjesë publike për shfaqjet diskriminuese”

cxv

Pas shfaqjeve diskriminuese në spektaklin “Big Brother”, ka ardhur reagimi i Komisionerit  për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD).  Dy ditë më parë u publikuan këto dy video ku banorët imitonin në mënyrë tallëse personat me aftësi të kufizuara dhe përdornin shprehje diskriminuese ndaj komunitetit Egjiptian.

KMD ka marrë masa për këto veprime që i klasifikon si imitime fyese dhe diskriminim për shkak të racës dhe etnisë.

KMD i ka klasifikuar këto veprime si imitime fyese dhe diskriminim për shkak të racës dhe etnisë, të cilat bien ndesh me ligjin “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Për këtë arsye Komisioneri ka kërkuar që televizioni “Top Channel” të kërkojë ndjesë publike në emisionin e radhës dhe që në të ardhmen të evitojë përdorimin e gjesteve de gjuhës që nxit, shpërndan ose promovon urrejtjen dhe forma të tjera të diskriminimit.

“Në analizën që i është bërë imitimeve të bëra nga personat banorë të Big Brother 9, nëse ato do të konsiderohen në tejkalim të lirisë së shprehjes sanksionuar në nenin 22 të Kushtetutës, i jemi referuar kufizimeve që parashikon Konventa për Lirinë e Shprehjes…”

“Në çështjen në fjalë, Komisioneri mban parasysh faktin e rëndësishëm që emisioni “Big Brother” është një program i ndjekur nga shumë teleshikues dhe pjesëmarrësit për shkak të shikueshmërisë janë persona publikë si dhe televizioni “Top Channel” është një televizion i ndjekur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në vendimin e KMD.

Vendimi i Plotë i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi: 1495800321-vendim 35

Video: Banorët e Big Brother imitojnë në mënyrë fyese personat me aftësi të kufizuar:

Video: Një prej banoreve të Big Brother përdor gjuhë diskriminuese ndaj komunitetit Egjiptian:

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest