Në SHBA studentët braktisin fjalimin e Zv. Presidentit, në Shqipëri pijnë kafe me Kryeministrin

foto

Dhjetëra studentë dhe familjarë të tyre u larguan nga salla gjatë ceremonisë së diplomimit në universitetin “Notre Dame” të Indianas, kur zv-Presidenti i SHBA Mike Pence nisi të mbante fjalimin e tij.

Studentët kanë lënë sallën si shenjë proteste ndaj politikave të administratës amerikane.
Sipas Cassandra Dimano, një prej studentëve që mori pjesë në protestë, ky ishte një akt simbolik solidarizimi “me ata prej nesh që u dëmtuan nga politikat e Administratës Trump”.

“The Guardian” raporton se protesta u organizua nga një grup studentor aktivistësh, sipas të cilëve politikat e Trump i kanë margjinalizuar njerëzit për shkak të fesë, racës apo orientimit seksual.

Video: Studentët amerikanë bojkotojnë fjalimin e Zv. Presidentit Mike Pence

Ndërkohë në Shqipëri, takimet me maturantët xhirohen e përdoren për përfitime politike. Kryeministri i mbledh studentët për një kafe në Korçë, por nuk pranon asnjë kritikë për sistemin e “pagabueshëm” të pranimit në Universitete dhe reformën në Arsimin e Lartë. Protestat e maturantëve, kaosi dhe padrejtësitë e një viti më parë duket se janë harruar tërësisht.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest