Ekspozita Trup/Turp me qendër komunitetin LGBT

IMG_0923

Në kuadër të javës kundër homofobisë u zhvilluan një seri aktivitetesh me qëllim ndërgjegjësimin për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri. Një ndër aktivitetet ishte dhe ekspozita me titull Trup/Turp e kuruar nga Matilda Obadashi.

Në të ekspozuan punimet e tyre 6 fotografë ku tre prej tyre ishin nga Shqipëria, dy nga Franca dhe një fotograf nga Bosnje-Hercegovina. Fotot e realizuara prej tyre kishin në fokus pjesëtar të këtij komuniteti duke ekspozuar fluiditetin gjinor nëpërmjet instrumentit të trupit.

Livia Zotrija, aktiviste e organizatës Aleanca LGBT, tregon pë Historia ime se si artistët ashtu edhe subjektet e ekspozitës janë nga anëtarë të komunitetit LGBT.

Gjatë ekspozitës patëm mundësinë të intervistonim kuratoren e kësaj ekspozite, Matilda Obadashi. Kjo e fundit u shpreh për Historia Ime se ekspozita i mblodhi këta fotografë nëpërmjet një thirrje të hapur për të gjithë artistët me ndjeshmëri ndaj kësaj kauze. Teksa shpjegon mbi eksperiencën gjatë kurimit të ekspozitës, thekson për mungesën e pjesëmarrjes nga ana e skenës së artit të pavarur.

Ekspozita u zhvillua në ambjentet e “Kapanon”, një hapësire alternative e sapo rivitalizuar dhe në ambientet e Disco Lux u vizitua nga pjesëtarë të komunitetit LGBT si edhe aktivistë e persona që patën kureshtje për këtë ekspozitë. Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Tiranë dhe Astrea Foundation.

Nga: Kristina Millona

Foto: Historia Ime

foto 3 4 IMG_0923

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest