Në 20 maj, Shkodra proteston kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

18425149_10155339921484507_8333159263922278457_n

Këtë të shtunë, në 20 maj, qytetarët e Shkodrës do të protestojnë përpara Bashkisë për të ngritur zërin kundër dhunës e krimeve ndaj vajzave e grave në rrethin e Shkodrës e më gjerë në Shqipëri.

Protesta ka marr shkak nga një ngjarje e rëndë e ndodhur para pak ditësh në fshatin Guci e Re në Shkodër. Sipas policisë një 74-vjeçar i ka marr jetën bashkëshortes duke e vrarë me çifte dhe më pas ka qëndruar përball saj duke pirë raki.

“I bëjmë thirrje dhe lutje të gjithë qytetarëve te Shkodrës të bashkohen në protestën e datës 20 Maj, në orën 11:00 përpara Bashkisë, për të ngritur zërin kundër dhunës e krimeve ndaj vajzave e grave në rrethin e Shkodrës e më gjerë në Shqipëri… Kërkojmë drejtësi për kufomat e vajzave dhe grave, kërkojmë drejtësi për dhunën e ushtruar nga burrat, kërkojmë drejtësi për çdo grua atje jashtë e cila është viktimë e dhunës e ka ende frikë të protestojë, për çdo grua që nuk jeton më si pasojë e një mentaliteti të kalbur patriarkal..”, thuhet në njoftimin e protestës në Facebook.

Në Shkodër, Lezhë dhe qytete të tjera janë përhapur kudo njoftimet për protestën e 20 majit përpara Bashkisë së Shkodrës./m.g/

Harta e parakalimit “Nuk Heshtim Më”

18404055_1041979582598771_4260212371118251732_o

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest