Tirana Gay (P)Ride: Jo qejf, por aksion politik

IMG_0668

Anëtarë të komunitetit LGBTI, aktivistë të shoqërisë civile dhe mbështetës të kauzës, pedalojnë sot për të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Pas shumë pikëpyetjesh nëse protesta e opozitës do ta ndalonte pedalimin, kjo nuk ndodhi. Kristi Pinderi, aktivist LGBTI, tha për Historia Ime: “Kishim dy opsione një të shkonim nga liqeni dhe të përfundonim tek kopshti zoologjik ose dy të qëndronim në shtëpi. Zgjodhëm një opsion të tretë të vazhdonim me planin tonë sepse komuniteti LGBTI nuk mund të fshihet gjithë jetën”.

E ndërsa për Xheni Karaj, një tjetër aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBTI, kjo nuk është festë por protestë. “Parada jonë nuk është qejf por një aksion politik. Një aksion politik që këtë vit kërkon t’iu tregojë njerëzve që koha e premtimeve ka skaduar dhe ka filluar koha e rezultateve konkrete”, tha Karaj për Historia Ime. /m.g/

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest