Deklaratë e LGBTI: Pas shiut del ylberi (Itinerari i paradës)

Ylberi

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT zhvilluan sot një takim me Policinë e Shtetit për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e Paradës LGBTI. Organizatorët e Paradës morën të gjitha garancitë se ky aktivitet do të zhvillohet nën masat mbrojtëse të Policisë së Shtetit.

Është e rëndësishme të kuptojmë se aktivizmi nuk kryhet brenda dyerve të shtëpisë, nuk bëhet në rrjete sociale, nuk bëhet as nëpër kafene.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen në paradë përveç aktivistëve, mbështetësve dhe njerëzve mendjehapur të këtij vendi, edhe drejtues të pushtetit lokal, të institucioneve qëndrore dhe agjencive të tjera.

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT janë të sigurt në një gjë: vijnë njerëzit e institucioneve ose jo, vijnë ambasadorët e huaj ose jo, ne do të vazhdojmë me planin tonë për të kërkuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

Komuniteti LGBTI do të përdorë hapësirën publike në mënyrë paqësore për të kërkuar vëmendje ndaj të drejtave të njeriut. Ne besojmë edhe se ka skaduar koha e premtimeve e ka ardhur koha për të vendosur nevojat, interesin dhe dinjitetin e qytetarëve në rradhë të parë.

Një mesazh inkurajues për të gjithë komunitetin LGBTI në Shqipëri: E sigurt është që pas erës, rrebeshit dhe shiut, del gjithmonë ylberi…

 

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT

Rruga: Mine Peza, Private 61, Tiranë

Pro LGBT

Rruga: Mine Peza, Nr. 208, Tiranë

Itinerari-Final

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest