Bienalja e Mesdheut, Tirana shndërrohet në qendrën e artit mesdhetar për 5 ditët e ardhshme

FOTO | Erion Veliaj (Facebook)FOTO | Erion Veliaj (Facebook)

Tirana do të shndërrohet në pesë ditët e ardhshme në kryeqendrën e artit të Mesdheut. Rreth 230 artistë nga Mesdheu kanë sjellë në Tiranë veprat e tyre pjesëmarrëse në edicionin e 18 të Bienales së Artistëve të Rinj “Mediterrane 18”.

Bienalja e Artistëve të Rinj të Mesdheut ka mbledhur në Tiranë pjesëmarrës që kanë nisur të realizojnë performancat e tyre artistike në pika të ndryshme të kryeqytetit. Sheshin “Nënë Tereza” bashkia e Tiranës e ka kthyer në një tapet gjigant me motive tradicionale shqiptare.18278216_1924494644429702_6133218530053670075_o

Porta e parë që priti artistët për performancat ishte Bunk’Art 2, ku presidenti kuratorial i departamentit të Bienales, Pietro della Giustina prezantoi artistët me performancat që krijojnë dhe një lidhje emocionale me vetë muzeun. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh në ceremoninë e çeljes së Bienales se ardhja e artistëve nga vendet e Mesdheut tregon se është tamam koha për kulturë.

Bienalja e Mesdheut do të vijojë deri në datën 9 maj, që është edhe dita e Evropës dhe artistët do të performojnë në shumë pika kryesore të kryeqytetit shqiptar./m.g/

Burimi: ATSH

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest