Politikanët harruan “Ligjin Për Strehimin Social”, lanë mijëra familje në rrugë edhe për një vit

parlamenti

Kuvendi i Shqipërisë mbylli sot punimet për këtë legjislaturë, duke lënë në harresë votimin e projekt ligjit “Për Strehimin Social”.

Aktivistët Rom dhe Egjiptian nëpërmjet kësaj videoje i kërkuan sot Parlamentit të miratojë këtë ligj, që do tu vinte në ndihmë rreth 70.000 familjeve shqiptare që kanë nevojë për strehim, veçanërisht personave në vështirësi ekonomike.

Projektligji i ri është dorëzuar në Parlament në muajin Prill, por deputetët, të zënë me krizat dhe debatet e tyre, dënuan mijëra familje shqiptare me kërcënimin e jetesës në rrugë edhe për një tjetër vit.

Çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”:

  • Subvencionim deri në 100% të pagesës së qerasë për personat që nuk kanë të ardhura
  • Strehim i shpejtë dhe i qëndrueshëm në rastet e dëbimeve për shkak të investimeve publike
  • Në rastet kur bashkitë nuk veprojnë për shpërndarjen e banesave sociale, kompetenca i kalon pushtetit qendror
  • Ngritje e banesave të specializuara për gratë e dhunuara dhe të rinjtë që dalin nga institucionet e vuajtjes së dënimit
  • Krijimi i “pronarit social”, përjashtim nga taksat për ato subjekte private që vënë në dispozicion banesat e tyre

Por me mbylljen e kësaj legjistlature, gjithë efektet pozitive të këtij ligji do të shtyhen për të paktën një vit.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest