“Që sot, muret e qytetit do të mbajnë emrat e njerëzve të vdekur në punë”

18119206_1211517042307146_2695239094416858039_n

Aktivistët e Organizatës Politike kanë shkruar në muret e qytetit të Tiranës emrat e personave që kanë humbur jetën në vendin e punës.

Në një njoftim të shpërndarë në “Facebook” ata kanë listuar 4 shkaktarë të vdekjeve në punë:

“I pari është pronari që për të fituar pak më shumë nuk respekton standardet minimale të sigurisë në punë. I dyti është nëpunësi që për një shuk lekësh mbyll sytë përpara krimit. I treti është pushtetari për të cilin punëtorët nuk ekzistojnë si subjekte të së drejtës, por vetëm si zbritës papunësie. Të katërtit jemi ne të tjerët, që për të jetuar nuk kemi nevojë të përfytemi me vdekjen, ne moskokëçarësit për çfarë ndodh jashtë kufijve të rehatisë së klasës së mesme.”

*Foto: Organizata Politike

Aktivistët thonë se përmes këtij akti simbolik kanë vendosur të thyejnë heshtjen për vdekjen punëtore.

“Që sot e tutje muret e qytetit do të mbajnë emrat e tyre, si përkujtimore e mizorisë dhe sfrytëzimit deri në vdekje”, thuhet në njoftimin e OP.

Studimi “Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri” i realizuar një vit më parë nga Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror, tregon se problemet kryesore të punëtorëve janë: kushtet e këqija të punës, pagesat e ulëta, mungesa e sigurisë dhe shfrytëzimi me orë shtesë të pa paguara.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest