Zjarr në azilin e Poliçanit, humbin jetën dy të moshuar; Bashkia pezullon drejtoreshën

283072_2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qendrën e të Moshuarve në Poliçan. Dy të moshuar humbën jetën të asfiksuar nga tymi për shkak të zjarrit që ka rënë në dhomat e tyre.

Bashkia e qytetit të Poliçanit, që administron këtë institucion, ka pezulluar nga puna drejtoreshën dhe dy kujdestarët e turnit deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dy të moshuarit T.H 84 vjeç dhe M.K. 81 vjeç janë gjetur të pajetë në dhomat e tyrerreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një cigare e harruar ndezur nga një prej viktimave.

Aktualisht në këtë qendër qëndrojnë 50 persona, mes të cilëve të moshuar nga Qarku i Beratit, por dhe persona të tjerë të ardhur nga Shkodra për shkak të rikonstruksionit të azilit atje.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest