PAK në protestë para Kuvendit: “Prej 10 vitesh nuk na është rritur pagesa e paaftësisë”

fetured img

Personat me aftësi të kufizuar protestuan sot para Kuvendit , duke kërkuar më shumë të drejta dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Me thirrjet “Asgjë për ne pa ne”, “Duam të drejtat tona”, “Qeveri kthena borxhin”, “Asgjë për ne pa ne”, “Duam rritje 10%”, ata janë mbledhur të gjithë bashkë për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të pambajtura gjatë rreth katër viteve qeverisje.

Kërkesat e PAK

  • Përmirësimi i marrëdhënieve me qeverinë
  • Rritje të pagesës së aftësisë së kufizuar, në masën 10%, pasi ajo nuk është rritur asnjëherë që nga viti 2009
  • Qeveria të deklarojë edhe njohë borxhin që ka ndaj PAK, për detyrimet e prapambetura nga viti 2005-2010 dhe të fillojë shlyerjen e tyre.
  • Shfuqizimin e ndryshimeve të ligjit 93 55, sipas të cilit i hiqet pagesa e aftësisë së kufizuar personave që janë në burg apo në institucione publike ose të punësuar, pasi cenon parimin e pavarësisë së kësaj pagese lidhur me dhënien e shërbimeve të posaçme edhe cilësinë e tyre

Protestës së sotme i është bashkuar edhe Fatos Lubonja. “Qeveria e majtë nuk mendon për ju dhe të varfirt, po për të pasuruar një grusht njerëzish që vetëm pasurohen ndërsa populli vetëm varfërohet. Mbështes çdo kërkesë tuajën dhe protestën tuaj”, tha Lubonja.

Video: Fjala e kreut të shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar,Sinan Tafaj

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest