Fizikania suedeze krijon aplikacionin e parë të njohur nga mjekësia për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar

Ne foto: Elina BerglundNe foto: Elina Berglund

Për më shumë se një vit Elina Berglund ka  luftuar autoritetet dhe titujt e gazetave dashakeqës ndaj saj. Por aplikacioni i krijuar prej saj do të jetë i pari në botë që aprovohet si një kontraceptiv i vërtetë.

“Është vërtet e mrekullueshme ideja se tanimë kemi një alternativë totalisht të aprovuar për metoda parandaluese për shtatzaninë e padëshiruar, dhe më së fundi mund të zëvendësojmë mjekësinë me teknologjinë”, shprehet ajo.

Aprovimi në fjalë vjen nga organizata gjermane e certefikuar “Tüv süd”, e cila e ka kategorizuar aplikacionin në sektorin medicinal. Elina e solli në jetë këtë aplikacionin në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Raoul Scherwizl.

Po si funksionon ky aplikacion?

Aplikacioni quhet “Natural cycles” dhe ofron një alternativë të testuar klinikisht për kontrollin ndaj shtatzanisë ashtu sikuse janë kontraceptivët dhe prezervativët. Natural cycles llogarit fertilitetin ditor nëpërmjet një algoritmi. Vajzat përdoruese e masin temperaturën poshtë gjuhës së tyre çdo mëngjes dhe të dhënat i fusin në aplikacion. Një algoritëm i zhvilluar në mënyrë unike për këtë aplikacion përllogarit nëse ti je pjellore atë ditë apo jo. Në këtë mënyrë ti mëson nëse rrezikon shtatzaninë nga seksi i pambrojtur.

Ky aplikacion ka mbi 150,000 përdorues në 161 vende dhe një studim klinik ka provuar se përdorimi i  këtij aplikacioni është po aq efektiv sa edhe kontraceptivët dhe masat e tjera mbrojtëse. /k.m/

Burimi: Business insider Nordic

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest