ISHP: Përfituesit e check up-it nuk pranojnë të kryejnë pyetësorin mbi depresionin

big_check_up_falas_lajm

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ISHP ka publikuar disa nga të dhënat e mbledhura gjatë procesit të kontrollit të përgjithshëm mjekësor. Pjesë e kësaj pakete kontrolli që njihet në gjuhën mjekësore si check-up  është edhe pyetësori për matjen e stresit dhe depresionit.

Por sipas vëzhgimeve të bëra nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, rezulton se shumica e njerëzve nuk pranojnë ta kryejnë këtë pyetësor për shkak të stigmës me të cilën etiketohen problemet e shëndetit mendor në Shqipëri.

“Programi i kontrollit bazë mjekësor 40-65 vjeç (i zgjeruar tashmë edhe në moshat 35-70 vjeç) përfshin mes të tjerash edhe një pyetësor të shkurtër për matjen e depresionit dhe kapjen e trajtimin e hershëm të tij nga mjekët e kujdesit parësor. Ndërkohë që programi po funksionon mjaft mirë me testet e tjera biologjike, nga një vlerësim i shpejtë pranë qendrave shëndetësore, vërehet se shumica e personave nuk pranojnë ta kryejnë pyetësorin e depresionit, mesa duket për shkak të stigmës që e rrethon këtë sëmundje”, raporton ISHP.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest