68% e studentëve të pakënaqur nga ndryshimet në skemën e pranim/regjistrimit në Universitete

14237605_1103840466370719_7378292649099302141_n-e1473350403923-538x300
Foto: Protestat e maturantëve për kundër ndryshimeve në formulën e pranimit në universitete/ Shtator  2016

Lëvizja Për Universitetin publikon rezultatet e pyetësorit me studentët mbi pasojat e ndryshimeve në procesin e aplikimit dhe regjistrimit në universitete në vitin akademik 2016 – 2017. Në pyetësor kanë marrë pjesë 385 studentë, nga universitete publike dhe private në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Si kanë ndryshuar procedurat e aplikimit dhe kriteret në Universitete?

Ndryshimet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe sportit në korrik të vitit 2016 prekën formulat e aplikimit dhe ato të pranimit. Për herë të parë Universitetet private  u bënë pjesë e formularit A1, ku studentët rankojnë 10 zgjedhjet e tyre për programet e studimit. Një tjetër ndryshim ishte ai i kritereve, ku nota mesatare 6 u vendos si kriter i detyrueshëm për të gjithë universitetet, ndërsa kriteret e tjera u lanë në dorë të Universiteteve.

Për herë të parë iu dha rëndësi në konkurrim edhe mesatares së grup-lëndëve specifike të gjimnazit që përputheshin me profilin e Universiteteve ku studentët aplikonin.

Sa janë penalizuar studentët nga vonesa në njoftimine ndryshimeve?

Por sipas pyetësorit të zhvilluar nga Lëvizja “Për Universitetin” , 86% e studentëve janë shprehur të pakënaqur për faktin se këto ndryshime i janë bërë të ditura vetëm në korrik të vitit 2016.

17522979_1291862370851744_8954704136821445272_n

“Sipas studentëve kriteret do duhej të ishin shpallur shumë kohë më përpara, në mënyrë që ata të kishin mundësi të zgjidhnin lëndët që përputheshin me kriteret e vendosura apo të përqendroheshin më shumë në kriterin i cili kishte peshën më të madhe në degën që ata preferonin”,thuhet në raportin e publikuar nga Lëvizja “Për Universitetin”.

Universitetet kanë qenë të lira t’i vendosin vetë kriteret e pranimit. Ajo që binte në sy në këtë artikull të Historia Ime, ishte fakti se kriteret e universiteteve private ndryshonin shumë me ato të vendosura nga universitetet publike, edhe në rastet kur degët ishin të njëjta.

74% e studentëve, të penalizuar mospërfshirja e lendëve me zgjedhje

Kjo autonomi në vendosjen e kritereve ka bërë që shumë Universitete t’i përjashtojnë lëndët me zgjedhje nga formula e tyre e pranimit. Sipas pyetësorit të realizuar nga lëvizja “Për Universitetin” duket se ky fakt ka penalizuar një numër të madh studentësh. Rreth 74% e studentëve të pyetur kanë pohuar se mospërfshirja e lëndëve me zgjedhje i ka penalizuar ata në renditje.

17796337_1291867077517940_4197126921234301970_n

Rezultatet e pyetësorit tregojnë se një pjesë e madhe e studentëve kanë qenë të pakënaqur procedurat dhe formulën e regjistrimit në tërësi.

Mbi 68% e cilësojnë formulën “të keqe” ose “shumë të keqe”

41.4 % e studentëve janë përgjigjur që e vlerësojnë si shumë të keqe dhe 27.34% si të keqe , 24% janë përgjigjur “mirë” dhe vetëm 3,12% e kanë vlerësuar si “shumë të mirë”.

17796619_1291868517517796_3212609504065808350_n

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest