Këngëtarja Bebe Rexha jep një mesazh të fortë kundër politikave të Trump ndaj emigrantëve

bebe

Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka reaguar ashpër kundër politikave të Presidentit Amerikan Donald Trump ndaj emigrantëve.

Ajo performoi në një koncerti bamirësie për organizatën jofitimprurëse “ACLU Nationwide”  së bashku me këngëtarë dhe gurpe muzikore të njohura si Imagine Dragons, Skrillex, Camila Cabello etj.

Përpara shfaqjes Bebe Rexha ka thënë se do t’i dërgonte një mesazh të mirë Presidentit Donald Trump, por ajo që tha në skenë ishte krejtësisht e kundërta.

“Në Statujën e Lirisë nuk thuhet gjëkundi se ke nevojë për ftesë garancie….” ka thënë Rexha duke vazhduar më tej me një shprehje ofenduese ndaj Trump.

Video:

“Jam vajza e një emigranti shqiptar. Nuk do isha këtu ku jam, nëse im atë nuk do kishte ardhur nga Shqipëria për në SHBA. Kjo është shtëpia e njerëzve të lirë. Mjaft shkatërrove ëndrrën amerikane”, ka shkruar ajo në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest