Një grua transgjinore në Pekin ndërron gjini në moshën 72 vjeçare

lgbt

Një grua transgjinore në Pekin ka kryer tranzicionin gjinor në moshën 72 vjeçare, dhe shprehet se më në fund ndihet si një vajzë e re.

Xin Yue e mbështetur nga bashkëshortja e saj, iu nënshtrua kirurgjisë së ndryshimit të gjinisë në shkurt të këtij viti.

Me mbështetjen e plotë nga bashkëshortja dhe vajza e tyre, Xin vijoi me operacionin.

Që prej vitit 2009 individët transgjinorë në Kinë duhet të marrin aprovim nga të afërmit e tyre përpara se t’i nënshtrohen tranzicionit.

“Ajo madje dhe bëri shaka se më vonë do të bëhem me dy mama”, shprehet Xin në lidhje me vajzën dhe mbështetjen e saj në këtë vendim ndikues në jetët e tyre.

“Nuk e mendoj shumë gjatë këtë vendim të Xin. Ajo çfarë dua në fund fare është që ajo të jetë e lumtur,” shprehet Leng Rui, bashkëshortja e Xin.

Xin shprehet se ajo është rritur në një familje tradicionale me dy vëllezër, por prindërit e saj dëshironin që ajo të ishte vajzë, kështu që ajo vishej me fustane në vegjëli.

Asaj për një periudhë i thërrisnin “Erguniang” që nënkupton “vajza e dytë”.

Pasi doli në pension në vitin 2000, Xin gjeti mbështetje në një linjë online këshillimi dhe arriti të kuptonte që kishte lindur në trupin e gabuar.

Xin shprehet se ka një perspektivë më pozitive tani pas depresionit që ka kaluar dhe vizitave të shumta tek psikologu në tentativë për të “kuruar” gjendjen e saj.

“Në të ardhmen, gruaja ime dhe unë mund të përdorim termin motra për të thërritur njëra-tjetrën”,shprehet ajo.

Në fillim të kësaj jave, një veterane e luftës së dytë botërore nga Anglia doli po hapur si transgjinore në moshën 90 vjeçare.   /K.M/

Burimi: Pink News

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest