Përplasja e kulturave në Itali; Ndëshkimi i prindërve për mosmbajtjen e shamisë, kthehet në debat politik

lgbt

Historia e një vajze emigrante, koka e së cilës u rruajt nga vetë e ëma e saj për shkak se vajza nuk pranonte të mbante shaminë, ka sjellë debate të ashpra midis politikanëve italianë, disa prej të cilëve këshilluan emigrantët që t’iu përshtateshin kulturës së vendit italian përderisa kanë pranuar të emigrojnë aty.

Vajza 14 vjeçare me origjinë nga Bangladeshi jeton në qytetin e Bolonjas. Për një periudhë ajo ia arriti të fshihte faktin se shaminë nuk e vishte në shkollë, teksa në shtëpi e mbante gjatë gjithë kohës. Por mashtrimi mori fund ditën e mërkurë, kur vajza u kap nga e ëma e saj dhe u ndëshkua menjëherë me prerjen e flokëve.

Prerja e flokëve rriti dyshime në stafin e shkollës dhe vajza vendosi t’iu rrëfehej mësuesve mbi ndëshkimin e familjes.

Vajza është larguar prej familjes dhe është vendosur në një qendër të shërbimit social së bashku me motrat e saj, raporton agjensia e lajmeve ANSA. Prindërit i janë nënshtruar investigimeve për keqtrajtim ndaj fëmijëve.

Ky ndëshkim kontrovers ka sjellë debate të nxehta në Itali, pasi shumë politikanë kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi emigrantët të cilët nuk përzihen në shoqërinë italiane dhe nuk përshtaten me ligjet lokale dhe traditat.

Kryetari i bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola e ndëshkoi dënimin ndaj vajzës si ç’njerëzor dhe të papranueshëm, dhe i këshilloi të gjithë ata që nuk duan të veprojnë në përputhje me traditat italiane , të ndërrojnë shtet.

 “Nëse dëshiron të bëhesh shtetas italian ti duhet të adaptohesh me ligjet e kushtetutës sonë. Ti nuk mund të kesh qëndrime të tjera, përndryshe duhet të ndryshosh vend”, është shprehur Merola.

Ish Kryeministri italian, Matteo Renzi i vlerësoi lëvizjet e zyrtarëve italianë për të larguar nga familja vajzat dhe duke i strehuar ato pranë qëndrës sociale.

“Për të gjithë ne që jemi prindër, ky vendim mund të jetë fort i dhimbshëm, por mbetet një vendim i drejtë” shkruan Renzi në llogarinë e tij në Facebook.

Nga ana tjetër komuniteti mysliman në Itali e ka ndëshkuar dënimin e kryer nga mamaja, duke u shprehur se mbajtja e shamisë nuk është e detyrueshme, në përputhje me Islamin modernist. “Pavarësisht traditave ekzistuese myslimane, ne besojmë se zgjedhja për të veshur shaminë duhet mbetur e lirë,” shprehet presidenti i Unionit të komuniteteve islamike në Itali, Izzeddin Elzir. /k.m/

Burimi: RT news

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest