Përfitimet ekonomike të shoqërisë nga integrimi i komunitetit LGBTI

Foto: Vesna Lalic/ Civil Rights DefendersFoto: Vesna Lalic/ Civil Rights Defenders

Diskriminimi dhe paragjykimi ndaj komunitetit LGBTI në familje, punë dhe më gjërë, nuk është më një gjë e re. Në blogun e Bankës Botërore shkruhet se duhen ndërmarrë nisma për përmirësimin e situatës dhe të sigurohet që çdokush pa dallim feje, race, orientimi seksual, identiteti gjinor etj, – të ketë të drejtën e një jete të shëndetshme dhe me prosperitet.

Banka Botërore shkruan se ndër të tjera, zvogëlimi i diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI ka edhe impakt pozitiv mbi ekonominë e vendit. Shumë individë të këtij komuniteti diskriminohen që në një moshë të vogël, kjo gjë i demoralizon ata si në aspektin social po ashtu edhe në atë ekonomik.

Në shkollë, adoleshentët LGBTI ndeshin paragjykime, diskriminim, dhunë, mostolerim nga ana e bashkëmoshatarëve, mësuesve apo familjarëve dhe të gjitha këto çojnë në demoralizim të tyre duke i shtyrë edhe drejt braktisjes së shkollës. Në Bullgari, Rumani, Çeki si edhe Poloni 85 – 95% e studentëve dëshmojnë për komentet negative dhe stigmatizimin që iu bëhet shokëve të tyre, të perceptuar si individë LGBTI.

Problematika të njëjta janë edhe në ambientet e punës, ku mundësitë e promovimit për personat LGBTI janë më të pakta, si edhe probabiliteti për të humbur vendin e punës është më i lartë. Ky realitet i zymtë për këta persona sjell edhe nivelin e lartë të depresionit të konstatuar në këtë komunitet. Duke listuar këto vështirësi dhe sfida për këtë komunitet, nuk vjen më surprizues fakti se individët LGBTI përbëjnë një masë të madhe të njerëzve të varfër.

Për të kuptuar më shumë rreth nevojave dhe të ardhurave ekonomike të personave LGBTI në rajonin e Evropës Jug-Lindore, Banka Botërore, Ipsos dhe Equal Rights Assosiation (ERA), kanë lançuar një anketë online. Sondazhi i zhvilluar online, mund të plotësohet nga individët LGBTI që jetojnë në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi, Slloveni dhe Serbi.

Këto të dhëna synojnë të ndihmojnë qeveritë e vendece përkatëse në hartimin dhe implementimin e politikave specifike për të integruar ekonomikisht personat LGBTI. /k.m/

Burimi: World Bank

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest