Historia Ime hap thirrjen për Konkursin e Videos “Unë raportoj”

KonkursVideo

Portali “Historia Ime”, shpall të hapur për herë të parë Konkursin e Videos “Unë raportoj”.

Nëse shqetësoheni për probleme të ndryshme sociale në vendin ku jetoni dhe nëse doni të ndani me të tjerët histori inkurajuese të njerëzve, ju ftojmë ta bëni këtë nëpërmjet videos. Krijoni një video të shkurtër 45 sec – 4 min, me aparat fotografik apo celularin tuaj dhe merrni pjesë në Konkursin e Videos “Unë Raportoj” deri në 30 prill 2017.

Ne ftojmë gjithë të rinjtë, nga cilido qytet i Shqipërisë që kërkojnë të denoncojnë një problem apo të ndajnë me të tjerët një ngjarje, të bëhen pjesë e konkursit ku çmimi i parë do të vlerësohet me 10.000 Lek.

Konkursi zgjat deri në 30 prill 2017. Deri atëherë, videot tuaja do të publikohen në portalin e “Historia Ime” dhe në faqen e saj në Facebook.

Ju ftojmë të merrni pjesë në konkurs duke dërguar punët tuaja në adresën e emailit historiaime.com@gmail.com në formën e mëposhtme:

Emër:
Mbiemër:
Qyteti:
Titulli i videos:
Përshkrimi i videos (2-3 fjali):

Shënim: Në konkurs mund të merrni pjesë me më shumë se një video denoncuese apo mini dokumentar. 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest