Donald Trump, si një president seksist fitoi simpatinë e shumë grave

lgbt

Shumë njerëz (jo vetëm amerikanët) u shokuan nga fitorja e Donald Trump dhe tani që ai është zyrtarisht president, sjell çdo ditë motive për tu shqetësuar. Sipas studiuesve politikë të “Amsterdam Research Centre for Gender and Sexuality”, një prej fakteve më kontraverse të këtyre zgjedhjeve presidenciale është se 53% e votuesve të Trump ishin gra të bardha. Për qarqet feministe këto të dhëna janë shokuese.

Ofendimet e vazhdueshme si edhe sjellja agresive drejtuar grave (në formë verbale), mania e tij për t’i kthyer thjesht në objekte seksuale dhe duke insistuar mbi të gjitha në të drejtën dhe lirinë e pacënuar për të justifikuar sjellje të tilla, duket se po thyen çdo tabu të kulturës feministe.

Amsterdam Research Centre shkruan se ajo që bëhet gjithnjë e më evidente, sidomos pas rezultatit zgjedhor, është fakti se jo të gjitha gratë amerikane e përqafojnë feminizmin, madje ka nga ato që parapëlqejnë dominancën e meshkujve në pushtet kur vjen puna për të marrë vendime politike.

Detyra jonë thonë studiuesit, mbetet për të analizuar sjelljen e këtyre votueseve femra që ushqejnë simpati frikshmërisht të madhe për presidentin Trump. Një prej shpjegimeve të mundshme është se pjesa dërrmuese e votueseve femra pro-Trump janë gra të cilat nuk i kanë përfunduar studimet e larta.

Sipas analistëve, sjellja e Trumpit për këto gra nuk perceptohet si shqetësuese apo mizogjiniste, por përkundrazi një sjellje familjare që ndeshet përditë në realitetin e tyre të përditshëm. Autorja Rebecca Solnit në analizën e saj në një artikull të pak kohëve më parë për London Review of Books shprehet:

Të qenurit feministe nënkupton të besuarit në barazi dhe të drejtat e tua, cënimi i të cilave do ta bënte jetën të rrezikshme dhe jo-komode në martesë, familje, komunitet, kishë etj. Këto mendime feministe nisin e zhduken, duke mos qenë më të lejuara në një vend ku feminizmi po stigmatizohet drejtpërsedrejti nga presidenti. /k.k/

Burimi:  Amsterdam Research Centre for Gender and Sexuality

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest