Administrata Trump shkurton me 18% fondet për virusin HIV/AIDS

lgbt

Megjithëse shërbimet mjekësore për HIV/AIDS priteshin të përbënin prioritet, lajmi për shkurtimin e fondeve erdhi shumë surprizues në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimit Publik në SHBA. Bëhet fjalë për një shkurtim buxhetor prej 18%.

Dr. Jen Kates, drejtoreshë ezkekutive për shëndetin botëror dhe politikat mbi virusin HIV pranë fondacionit “Kiser Family”, shprehet se ky lajm nuk vjen dhe aq i papritur në një administratë të drejtuar nga një president si Donald Trump.

Ajo cfarë mbetet e panjohur është fakti se si ky shkurtim buxhetor do të influencojë dhe shumë programe të tjera që ofrojnë asistencë dhe mbështetje në ndërgjegjësimin, kërkimin , parandalimin si dhe fusha të tjera të lidhura me këtë sëmundje” shprehet ajo. Dr. Kates si edhe aktivistë të tjerë, shtuan se ky buxhet mbart detaje dhe të dhëna shumë shqetësuese.

Mick Mulvaney është propozuar nga administrata Trump si drejtor buxheti. Ky i fundit është kongresmeni Republikan i Karolinës së Jugut, i cili njihet për politikat e tij anti-LGBT. Ai njihet si bashkë-sponsorizues i Aktit protektiv të amendamentit të parë që limiton të drejtat e komunitetit LGBT+ si edhe duke i dhënë hapësirë diskriminimit bazuar mbi lirinë e fesë. /k.m/

Burimi: PinkNews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest