Dita kundër homofobisë në Los Angeles, protestë në vend të festës

image

Teksa 17 Maji, Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, po afron gjithnjë e më shumë, shumë manifestime dhe parada të përvitshme po planifikohen të zhvillohen në formën e protestave këtë vit në Amerikë.

Parada e Los Angeles, një prej paradave më të mëdha e festive, do të ndryshojë paksa axhendëm e përvitshme për t’ia lënë vendin një proteste për rezistencë.

Christopher Street West, organizata jo-fitimprurëse që organizon paradën e përvitshme të LA, konfirmoi mbi ndryshimet e planifikuara në organizimin e këtij eventi.

Në një prononcim për LA Times, organizatori Brian Pendleton u shpreh: “Ne do t’iu rikthehemi fillimeve tona ku do të na duhet t’iu bëjmë rezistencë forcave të cilat duan të na rrëmbejnë të drejtat tona si edhe politikanëve që duan të na shndërrojnë në qytetarë sekondarë”.

Ky ton i ashpër nga ana e organizatorëve vjen si pasojë e sulmeve mbi komunitetin LGBT prej administratës së Presidentit Donald Trump. Pendleton tha për LA Times se marshimi për të drejtat e njeriut është një koncept sa republikan, aq edhe demokratik njëkohësisht.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest