Zjarr në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare

bibloteka

Kati i tretë i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme.  Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë forcat e zjarrfikëses dhe ambulanca. Roja i Bibliotekës Kombëtare, Arjan Ceci, 55 vjeç, mësohet të jetë dërguar në spital me ambulancë pasi kishte pësuar asfiksi, ndërsa punonjësit e tjerë janë evakuuar nga ambientet e bibliotekës.

Shkaku i ngjarjes është ende i paqartë, por dyshohet për një shkëndijë elektrike. Nga vëzhgimet duket se ka dëme në fondin e bibliotekës ku ruhen vepra të çmueshme të trashëgimisë kulturore.

Sipas “Balkanweb” zjarrin e kanë vëne re punonjës të Policisë Bashkiake pas një patrullimi që po kryenin në zonë.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest