Kur korridori i spitalit kthehet në dhomën e dhjetëra pacientëve

photo

Nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë kushtet jo normale në spitalet shqiptare. Kjo fotografi e dërguar pranë redaksisë se Historia Ime, tregon ambientet e brendshme të Reanimacionit të Kardiologjisë, i njour si “6 Katshi”, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Për shkak të hapësirave të pamjaftueshme, pacientët priten në shtretër të vendosur në korridorin e spitalit. “Korridori është kthyer në dhomën e shumë pacientëve. Aty flenë, ushqehen, marrin mjekimin, dhe kryejnë gjithë nevojat personale”, shkruan qytetarja që ka denoncuar pranë HI.

Mbetet për tu parë nëse me vendosjen e ish-drejtoreshës së QSUT, Ogerta Manastirliu, në pozicionin e ministres së Shëndetësisë, do të ndryshojnë kushtet për pacientët.

photo

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest