Festivali feminist në Estoni “Ladyfest Tallin”

ladyfest

Ladyfest Tallin është i vetmi festival kulturor mbi feminizmin që zhvillohet në Estoni.

Ky festival organizohet prej një grupi vullnetarësh nën stilin DIY (DO-IT-YOURSELF). Qëllimi në këtë event është të mbledhi së bashku individë që janë të interesuar mbi feminizmin, të drejtat humane, advokatimin e minoriteteve si dhe aktivizmin.

Festivali do të zhvillohet në datat 8-12 Mars për të 7-in edicion. Programi përfshin performance live, workshops, leksione të hapura si edhe netët filmografike. Grupet muzikore si dhe performuesit janë artistë lokalë, por jo vetëm. Nëse merrni pjesë në këtë festival do të mund të ndiqni artistë edhe prej vende të tjera si Finlanda, Gjermania, Bjellorusia.

Në këtë edicion të shtatë objekti do të jetë ndërlidhja midis sa më shumë komuniteteve të ndryshme. /K.M/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest