Fotografi domethënëse të edukimit të vajzave nëpër botë

Students hold on to the side steel bars of a collapsed bridge as they cross a river to get to school at Sanghiang Tanjung village in Lebak regency

“Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën” – Nelson Mandela

Fatkeqësisht, vajzave të reja dhe grave, gjysma e popullsisë së botës, jo gjithmonë iu jepen të njëjtat mundësi si djemve për të mësuar, studiuar dhe të arrijnë sukses.

Huffington Post shkruan se nga 774 milion e njerëzve që janë analfabet në botë, 2/3 janë gra. Në rang global 65 milionë vajza nuk janë në shkollë.

Për të nderuar rëndësinë e edukimit global, HP ka sjellë 60 fotografi (në këtë artikull janë përzgjedhur vetëm 10) të vajzave që shkojnë në shkollë në mbarë botën. Fotografitë paraqesin vajza të moshave të ndryshme nga Irani, Iraku, SH.B.A, Japonia etj., për të treguar se të gjithë njerëzit kanë të drejtën për arsim.

Disa nxënësve të fshatit Kawag në Filipines iu duhet edhe të kalojnë përmes një plazhi të cekët shkëmbor për të marrë pjesë në mësim. 1 Qershor 2015
Disa nxënësve të fshatit Kawag në Filipines iu duhet të kalojnë përmes një plazhi shkëmbor për të marrë pjesë në mësim. 1 Qershor 2015
Nxënëse që kalojnë përpara gardhit me policë gjatë gjyqit për studentët që protestonin për arsim publik falas në universitetin e Johanesburgut, Afrika e Jugut. 12 tetor, 2016
Nxënëse që kalojnë përpara gardhit me policë gjatë gjyqit për studentët që protestonin për arsim publik falas në universitetin e Johanesburgut, Afrika e Jugut. 12 tetor, 2016
Precious Perez, nxënëse në një shkollë të mesme në Massachusetts, SHBA. 16-vjeçarja ka lindur e verbër  por kjo nuk e ka ndaluar të frekuentojë shkollën njëlloj si bashkëmoshatarët e saj. 24 janar, 2014
Precious Perez, nxënëse në një shkollë të mesme në Massachusetts, SHBA. 16-vjeçarja ka lindur e verbër por kjo nuk e ka ndaluar të frekuentojë shkollën ashtu si bashkëmoshatarët e saj. 24 janar, 2014
Dy vajza irakiane në zonën e Al-Mishikhab që mënyrën e vetme për të shkuar në shkollë e kanë përmes kalimit me varkë të një lumi. 1 prill, 2015
Dy vajza irakiane në zonën e Al-Mishikhab që mënyrën e vetme për të shkuar në shkollë e kanë përmes kalimit me varkë të një lumi. 1 prill, 2015
Nxënës të klasave të 7 dhe 8 gjatë orës së notit në Berlin, Gjermani. 19 qershor, 2010
Nxënës të klasave të 7 dhe 8 gjatë orës së notit në Berlin, Gjermani. 19 qershor, 2010
Vajza irakiane që ecin pranë një ushtari të SHBA-ve në Bagdad. 14 tetor, 2008
Vajza irakiane që ecin pranë një ushtari të SHBA-ve në Bagdad. 14 tetor, 2008
Një vajzë shqiptare e Kosovës duke u përgjigjur në orën e Sociologjisë në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë. Mars 2007
Një vajzë shqiptare e Kosovës duke u përgjigjur në orën e Sociologjisë në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë. Mars 2007
Nxënës në Indonezi që duhet të kalojnë të kapur par një ure të prishur për të shkuar në shkollë në fshatin Sanghiang Tanjung. 19 janar, 2012
Nxënës në Indonezi që duhet të kalojnë të kapur par një ure të prishur për të shkuar në shkollë në fshatin Sanghiang Tanjung. 19 janar, 2012
Fëmijët ulen në tokë, në një çati të përkohshme për tu mbrojtur nga dielli i fortë në shtetin e Rajasthan. Fëmijët vijnë nga familje nomade, 6-14 vjeç,  për të mësuar shkrim, lexim dhe matematikë. 29 tetor, 2014

Nxënëse afgane të fshatit Qara Zaghan në 7 maj, 2013
Nxënëse afgane të fshatit Qara Zaghan në 7 maj, 2013

Burimi: Huffington Post (lexo shkrimin e plotë) 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest