8 Marsi, manifestime në Tiranë dhe Fier; Çfarë simbolizon Dita Ndërkombëtae e Gruas?

17190802_1223222157794789_6802815128292297776_n

Aktivistë dhe qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Nënë Tereza” për manifestimin e organizuar nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) nën moton “Une  Jam Supergrua”.

“Ishim bashkë sot mes bashkëpunëtorësh, aktivistësh e qytetarësh për të manifestuar për vajzat e gratë, për superfuqitë e tyre që mbajnë gjallë familjet e shoqërinë, për potencialin e pakufizuar që fshihet brenda çdo vajze e gruaje, për brengat e problemet që mbajnë mbi shpatulla, shpesh në heshtje, pa u ankuar kurrë!”, thuhet në njoftimin e AWEN.

Edhe në Fier gra dhe vajza janë organizuar në një manifestim publik nën moton “Unë jam Supergrua”, ku paraqitën një listë me kërkesa drejtuar institucioneve lokale në Fier dhe gjithë strukturave publike në Shqipëri:

  1. Të zbatojnë me rreptësisht dispozitat ligjore mbi barazinë gjinore , veçanërisht kuotën gjinore prej 30% deri në përmirësimin e saj në 50%.
    Mbledhje urgjente të këshillit bashkiak për ndarjen e banesave sociale para fushatës zgjedhore ku 30% e përfituesve të jenë gra kryefamiljare apo vajza nëna.
    Vendosjen e emrit te bashkëshortëve bashkë me bashkëshortin me faturat e shërbimeve te klientit abonent familjar ukf oshe etj.
    Largimin e llotove kazinove nga qendra e qytetit.
    Hapja e këndeve sportive ne palestrat publike dhe shkolla free pasditeve.
  2. Për ndërtimin e projekteve që miratohen mbi modelin e buxhetimit gjinor për çdo investim duke krijuar mundësi punësimi për burrat dhe gratë, duke ofruar punë me orë dhe trajnime për familjet që marrin ndihmë ekonomike jo thjesht aprovim listash me kritere varfërie për një ndihmë nën minimumin jetik.
  3. Për ngritjen e një skuadre sos brenda Mekanizimit kundër dhunës në familje, skuadër pilot e kontaktueshme nga publiku për rastet emergjente të dhunës në familje për të cilat gjykata lëshon urdhër mbrojtjeje, e cila të ndjekë rastin duke orientuar viktimën në procesin ligjor dhe marrjen e ndihmës në kohë.
  4. Rihapjen urgjente të Qendrës Së Gruas/e përcaktuar edhe në buxhetin e miratuar dhe ofrimin e shërbimeve ndaj fëmijëve në risk në momentin e konstatimit të situatës. Jo thjesht shifra dhe mbushje dokumentacioni po shërbim të monitorueshëm.
  5. Të përpiqemi për përfaqësimin e grave në të gjitha vendet e punësimit dhe strukturat drejtuese apo bordet qe ngrihen në 30%, duke respektuar hapësirën ligjore dhe meritokracinë në kritere të bëra transparente në publik.
  6. Aksesi i barabartë në arsim dhe në shërbimet shëndetësore dhe mundësia për t’u bërë pjesëmarrës me të drejta të plota në jetën politike është e drejta e kujtdo dhe një përbërës thelbësor i demokracisë. Qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm nëse trajtohet dhuna dhe diskriminimi kundër grave. Bëhuni pjesë e zërit tonë teksa kryeni detyrat si profesionistë në shërbim të ligjit dhe publikut.

Çfarë simbolizon 8 marsi?

Viti 1910, përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit,  8 Marsi,  të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e Neë York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Në Shqipëri për herë të parë 8 Marsi u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest