“Unë Jam Supergrua” manifestime paqësore për Ditën Ndërkombëtare të Grave nesër në Tiranë, Fier dhe Vlorë

16507915_1191400100976995_5001682622807943965_n

Dita Ndërkombëtare e Grave do të vijë me një aktivitet ndryshe në disa qytete të Shqipërisë.

AWEN (Albanian Women Empowerment Netëork) do të organizojë manifestimin “Unë Jam Supergrua” nesër në orën 11:00 tek Sheshi Nënë Tereza në Tiranë.

Edhe në Fier dhe Vlorë organizata lokale do të organizojnë manifestime paqësore nën moton “Unë Jam Supergrua”.

“Së bashku për supergratë e të përditshmes sonë, shpesh të padukshme! Përgatit pankartën tënde për supergratë e supervajzat dhe bashkohu me ne! Shpërndaje këtë postim me hashtag-un#8MarsUnëJamSupergrua apo #8MarsUnëJamSupervajzë Ftojmë të gjithë Supermen-ët :) të na bashkohen”, thuhet në njoftimin e AWEN.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest