Ligji i ri, kompanitë që nuk do të plotësojnë kushtet për punësimin e personave me aftësi të kufizuar do të gjobiten

disabled-worker-rights-california

Sipas projektligjit të ri të Inspektimit, të gjitha subjektet që nuk do të krijojnë kushte për punësimin e personave me aftësi të kufizuar do të gjobiten nga 10 deri në 50% të vlerës së pagës minimale.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha gjatë analizës së punës vjetore të Shërbimit Social Shtetëror se aksesi për personat me aftësi të kufizuar, në subjektet publike dhe private, sipas këtyre ndryshimeve do të jetë objekt i Inspektoratit të Punës. Sipas tij, janë ndërmarrë disa hapa shumë të rëndësishme në identifikimin e saktë të rasteve të personave me aftësi të kufizuar

“Kjo është detyrë shumë e madhe e çdo drejtorie rajonale, që të mbledhin të dhënat për aftësinë e kufizuar. Mendoj që ka shumë nevojë që stafet tona të trajnohen, ka shumë nevojë që të kuptohet nga stafet tona se cilat janë problematikat dhe si mund ta çojnë më përpara dhe t’i realizojmë më mirë, cilat janë ato mekanizma që shtojnë shërbimet karshi qytetarit”, – tha ministri Klosi.

Burimi: Revista Monitor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest