Nisin punimet për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës

17035799-1078440912260077-1038291223-o_1488399281-2818865

Prej disa ditësh kanë nisur punimet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë. Makineri të rënda, punëtorë dhe kantiere të reja ndërtimi kana rënë në sy ditët e fundit në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Sipas banorëve të kësaj zone thuhet se aty punohet çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri në 18:00 pasdite. Nga të dhënat zyrtare mësohet se lumi do të devijohet rreth 7 kilometra përmes tubave dhe tuneleve.

Për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës rezulton të jenë dhënë 3 kontrata konçesionare në gusht të vitit 2013.

Vendimet për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë që bëjnë pjesë në sistemin e tij ujëmbledhës natyror, janë kundërshtuar në vazhdimësi nga banorë të Tropojës, aktivistë të shoqërisë civile dhe ambjentalistë e ekspertë mjedisorë por edhe nga organizata ndërkombëtare, si WWF, EuroNatur dhe Riverwatch.

Burimi: Gazeta Ekspress

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest