Nis projekti “Një qytetar, Një adresë” për regjistrin kombëtar të adresave

regjistri i adresave

Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSHEE kanë nisur projektin për regjistrin kombëtar të adresave. Regjistrimi i popullsisë dhe i adresave të secilit do të bëhet derë më derë.

Lidhja e një adrese me secilin qytetar do të ndihmojë për shërbimet e zyrave të gjendjes civile, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, shërbimin postar, kopshte, shkolla, shërbimet e emergjencave etj.  Për të realizuar këtë projekt, çdo qytetar do të ketë një numër personal që do të identifikohet që në lindje.

Sipas njoftimeve, projekti “Një qytetar, Një adresë” do të jetë falas për banorët që do të bëjnë regjistrimin brenda gjashtë muajve, pas kësaj periudhe jo vetëm që do të jetë me pagesë por edhe do të gjobiten.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest