Prezantohen aktivitetet e 2017 për Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri

photo 1

Grupi i punës përgjegjës për mbikqyrjen dhe implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri miratoi kalendarin e aktiviteteve për vitin 2017 si dhe prezantoi një draft-strategji komunikimi të përbashkët në një takim gjatë ditës së sotme (e mërkurë, 22 shkurt).

Gjatë takimit ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Këshilli i Evropës, ministritë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Organizata të Shoqërisë Civile dhe institucione të tjera, u theksua nevoja immediate e trajnimit të punonjësve të ministrive dhe agjencive të varësisë apo organeve të ndërvarura prej tyre.

Aktivitete të tjera përfshijnë eleminimin e diskriminimit ndaj personave LGBTI dhe ndërgjegjësimin e publikut në sferat e shëndetësisë, punësimit, arsimit dhe sportit.

Aktivistët për të drejtat e personave LGBTI në Shqipëri, të pranishëm në takim, kërkuan një vullnet më të madh nga ana e ministrive përgjegjëse për realizimin me sukses të aktiviteteve të parashikuara.

Plani Kombëtar i Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri 2016-2020, synon përmirësimin e jetës së këtij komuniteti nëpërmjet implementimit të politikave dhe strategjive për sigurinë, mbrojtjen, aksesin në shërbime etj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest