Sulm me gaz lotsjellës në një festë LGBT në Kroaci, aktivistët kërkojnë mbështetje nga qeveria

1c4b40e5548fdd01d0dbcbec57cf0052e4b810ec

Disa ditë më parë, aktivistë për të drejtat e komunitetit LGBT në Zagreb, mbajtën një demonstratë masive për të ndëshkuar sulmin me gaz lotsjellës kundër komunitetit LGBT. Sulmi ndodhi në klubin “Super Duper” teksa po mbahej një party nga ky komunitet.

Një aktiviste e organizatës Zagreb Pride, Hana Grgic, e pranishme në vendngjarje, tha për mediat vendase se pas sulmit me gaz lotsjellës, erdhën policia dhe ambulanca. “Kur arrita të dal prej klubit pashë një makinë policie. Edhe urgjenca ishte atje dhe po ofronte ndihmë për disa nga njerëzit e plagosur nga sulmi. Por ne askush nuk erdhi për të na ofruar ndihmë pasi e dinin që vinim nga komuniteti LGBT dhe as nuk u pyetëm nëse kishim nevojë për ndihmë. Na u kërkua thjesht të largoheshim nga vendngjarja”.

Gjithashtu një tjetër aktiviste e organizatës shprehu shqetësimin mbi numrin në rritje të mesazheve kërcënuese të ardhura nga individë të ndryshëm në median sociale dhe email. Ajo tregoi se rreth 17 mesazhe urrejtje dhe kërcënime janë regjistruar  nga organizata dhe do t’i kalohen policisë. “Këto mesazhe kërcënojnë për një sulm tjetër me gazlotsjellës si edhe vrasje, therje, etj”.

Organizata Zagreb Pride ka kërkuar nëpërmjet një deklarate për shtyp, ndëshkimin e sulmit barbar dhe investigimin e mëtejshëm për të nxjerrë në dritë personat përgjegjës. Aktivistët i bën apel Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Qeverisë kroate për “Ndëshkimin e këtij akti me qëllim shkeljen e të drejtave të komunitetit LGBTIQ”.

Aktivistët u bashkuan gjatë demonstratës dhe përcuan mesazhin se urrejtja nuk duhet të jetë më një vlerë fundamentale e Kroacisë.

 “Ne nuk do të frenohemi as nga sulmi me gazlotsjellës, as nga kërcënimet me vdekje. Ne do të dëshmojmë të gjithë së bashku në solidaritet se jemi të guximshëm dhe kurajoz. Do të tregojmë se dhuna nuk duhet toleruar”.

Burimi: ERA – LGBTI Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest