Shemben vet 4 katet e fundit të një pallati 20-katësh tek Shkëmbi i Kavajës

16763549_10206941296571391_1657702719_o

Banorët e një pallati tek Shkëmbi i Kavajës kanë përjetuar minuta tmerri teksa pallatit i janë shembur vetë 4 katet e sipërme. Fatmirësisht nga shembja nuk ka persona të lënduar.

Bëhet fjalë për një pallat 24 katësh në vijën e parë të bregdetit, struktura e të cilit është ndërtuar në rërë. Mediet shkruajnë se katër katet e shembura që ishin ende në proces ndërtimi, ishin shtesë pa leje.

Sizmologët kishin paralajmëruar kohë më parë për ndërtimin mbi rërë si të rrezikshëm dhe pa asnjë lloj sigurie. /m.g/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest