Nga “Newborn” në “No Walls”, mesazh për një botë pa mure

16716253_10158243423675191_794885843702982902_o

“No Walls” ( Jo mureve) është mesazhi i obeliskut të pavarësisë së Kosovës për këtë vit.
Në përvjetorin e 9-të të pavarësisë nga obelisku janë hequr dy shkronja, N dhe W, gjetje që sipas ideatorit të kësaj vepre Fisnik Ismajli simbolizon rrëzimin e mureve.

“Meqenëse, tematika mbarë botërore jo vetëm në Kosovë janë muret. Krijimi i mureve të cilët po e ndajnë njerëzimin, po i ndajnë lokacionet, po i ndajnë njerëzit jo vetëm muri në Kosovë, por muret që po i ndërton Bashkimi Evropian, duke mos na i dhënë vizat, janë mure që po ndërtohen në botë duke mos i lënë refugjatë me lëviz për të kërkuar një jetë më të mirë. Të gjitha këto si tematikë janë përmbledh këtu tek ‘New Born’ edhe paraqet një muri dhe si shenjë proteste i kemi rrezuar dy shkronja duke iu thënë jo mureve, duke i rrëzuar ato”, tha Ismajli për ATA .

Shkronjat e rrëzuara N dhe W janë pjesë e tekstit “No Walls” (jo mureve) të ideuar nga autori.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest