Shqiptarët, populli që i paguan më shumë nën dorë doktorët në Evropë

Grafik-indeksi-i-shendetit

Shqipëria mban rekord si vendi që paguan më shumë nën dorë doktorët, në Indeksin e Shëndetit të Konsumatorit 2016 për vendet e Evropës, publikuar së fundmi nga Health Consumer Powerhouese.

Pas Shqipërisë, në zonën e kuqe renditen Hungaria, Bullgaria dhe Rumania. Vendet e tjera të rajonit kanë dhënë përgjigje më të moderuar, ku më keq renditen Greqia e Serbia dhe më mirë Maqedonia.

Shtetet, ku pacientëve as që iu shkon ndër mend që të japin pagesa nën dorë tek doktori janë Zvicra, Norvegjia, Luksemburgu, Islanda, Danimarka dhe një shtet i Ballkanit, Kroacia.

Si pagesë informale (ryshfet) konsiderohet çdo pagesë që bëhet nga pacientët si shtesë e pagesës zyrtare. Ky vëzhgim mbi pagesat informale është i pari që është bërë në gjithë Evropën për këtë problem.

Edhe sipas një sondazhi të zhvilluar nga Pro LGBT në kuadër të projektitDhashë Rryshfet” në maj 2016, në pyetjen “Në cilin shërbim apo fushë ju është dashur të jepni ryshfet”, 70.5% prej 300 të anketuarve janë përgjigjur në Shëndetësi. /m.g/

Burimi: Monitor.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest