Bashkia Elbasan parashikon të ndihmojë vetëm 18 nga 2500 familjet e pastreha në vitin 2017

16602467_1834995546767749_3452922001962023111_o

“Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome” ka paraqitur në këtë infografikë situatën e programit të bonusit të strehimit në Bashkinë Elbasan. Sipas të dhënave të publikuara janë në këtë Bashki ka rreth 2600 familje të pastreha.

Në buxhetin e bashkisë për vitin 2017 janë parashikuar 64,000 € për programin e strehimit dhe urbanistikës. Ajo që bie në sy nga këto të dhëna është se vetëm 10%, pra 6400 € do të shkojnë për të mbuluar qiratë e shtëpive për familjet e varfra. Pjesa më e madhe 89% shkon për paga, sigurime, shpenzime operative dhe fond rezervë ndërsa 0,12% për mirëmbajtjen e banesave sociale.

Me 6400 € vetëm 18 nga 2500 familjet e pastreha mund të përfitojnë mbështetje për qiranë e shtëpisë.

 

16602467_1834995546767749_3452922001962023111_o

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest