Vazhdojnë denoncimet për kushtet e ambulancave

ambulanca

Vazhdojnë denoncimet për kushtet skandaloze të ambulancave në vendin tonë. Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” nga infermieri Frrok Bardhi, këtë herë është kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini, ai që ka raportuar.

Zoti Nuredini ka treguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, gjendjen e mjerueshme të ambulancës së vënë në dispozicion nga ministria e Shëndetësisë për qytetin e Rrogozhinës.

“Një barakë për ambulancë që do të duhej t’i shërbente 100.000 banorëve. A ka turp më të madh se ky??? Të na rrojë Ministria e Shëndetësisë”, shkruan zoti Nuredini në profilin e tij në Facebook.

Më pas në një postim të dytë ai lajmëron se ka vetëfinancuar 3 autoambulanca për qytetin e Rrogozhinës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest