Muzeu i Artit Modern në New York i përgjigjet urdhrit të Trump për ndalimin e 7 vendeve myslimane

Vizitorë përpara veprës së piktorit iranian Charles Hossein Zenderoudi, Babai im dhe unëVizitorë përpara veprës së piktorit iranian Charles Hossein Zenderoudi, Babai im dhe unë

Muzeu i Artit Modern në New York, në shenjë proteste ndaj vendimit të Presidentit Trump për ndalimin e hyrjes në Amerikë të shtetasve nga 7 vende myslimane, ka zëvendësuar pikturat e Picasso-s, Van Gogh, Matisse etj, me artistë nga Irani, Iraku, Jemeni, Somalia, Sudani, Siria dhe Libia.

Në vend të Picasso-s – modernisti sudanez Ibrahim el-Salahi. Përballë të famshmes “The Starry Night” nga Vincent Van Gogh, një panoramë abstrakte e Hong Kong e pikturuar nga Zaha Hadid, artistja anglo-irakene e cila vdiq vitin e kaluar. Dhe në krah të së famshmes Dance Matisse, një heroglif i gdhendur në detaje nga iraniani Charles Hossein Zenderoudi.

Krahas çdo vepre, është vendosur një mbishkrim: “Kjo punë është kryer nga një artist i një vendi, shtetasit e të cilit e kanë të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ekspozitë synon të afirmojë idealet e mikpritjes dhe lirisë, që janë baza e kulturës së këtij muzeu dhe e Shteteve të Bashkuara.”

MoMa nuk është i vetmi institucion kulturor që ka ngritur zërin në javën e fundit, kundër ndalimit të shtetasve myslimanë.

Më herët vetë gjykatësi federal, James Robart, ka vendosur se urdhri ekzekutiv për ndalimin e refugjatëve dhe vizitorëve nga shtatë vendet myslimane nuk mund të zbatohet.

Ibrahim El-Salahi
Ibrahim El-Salahi, Xhamia, 1964
Tala Madani, Chit Chat, 2007
Tala Madani, Chit Chat, 2007
Charles Hossein Zenderoudi, Babai im dhe unë, 1962
Charles Hossein Zenderoudi, Babai im dhe unë, 1962
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest