Programi i punësimit, nga 120 mijë punëkërkues përfituan vetëm 4.3%

20170207113750

 

Vetëm 4.3% e punëkërkuesve kanë arritur të përfitojnë nga programi i nxitjes së punësimit për vitin 2016. Të dhëna nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë tregojnë se përfituesit janë 5,221 nga 120 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar zyrtarisht. Buxheti i parashikuar për punësimin gjatë 2016 ka qenë rreth 490 milionë lekë.

Si ndahet torta e të punësuarve:

Nga 5,211 personat e punësuar vetëm 869 ose 19% janë të papunë afatgjatë të përfshirë në program. 152 persona i përkasin grupeve sociale si komuniteti rom, emigrantët e kthyer etj. 469 studentë kanë ndjekur praktikat në administratë. 53 janë persona me aftësi të kufizuar dhe  31 të rinj punëkërkues të diplomuar

Plot 2

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë parashikon që % e të punësuarve të rritet në 4.5% të punëkërkuesve në vitin 2017 dhe në 5% në 2018.

Parashikohet që kjo strategji të mbështetet edhe nga fondet IPA 2015 nga BE-ja me rreth 30 milon euro që do të financohen deri në vitin 2018. Pjesa tjetër e kërkesave nga të papunët, mbetet e pashqyrtuar duke i lënë ata edhe për disa kohë në situatën në të cilën ndodhen.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest