Trump i kërkon punonjëseve femra të Shtëpisë së Bardhë të “vishen si gra”

dresslikeawomen

Sipas një raporti të fundit nga kompania mediatike Axios, presidenti Donald Trump i ka kërkuar punonjëseve që punojnë për të, të “vishen si gra”.

Axios, shkruan se Trump është shumë specifik për veshjen e stafit të tij, si për meshkujt edhe për femrat. Sipas rregullores, gratë duhet të “vishen si gra” dhe burrat me kostume të mira dhe ngjyra të forta. Thuhet se kjo rregullore është vënë në fuqi që prej fushatës së tij, kur të gjitha gratë që punonin në Marrëdhëniet me Publikun, visheshin vetëm me fustane.

Pas publikimit të këtij raporti, kanë ardhur kundërpërgjigje të shumta në rrjetet sociale. Fushata #DressLikeAWoman është shoqëruar me imazhe të shumta të grave veshur me hixhab, me uniformë policie, mjeku, kostum astronauti, uniformë ushtarake etj., për t’i kujtuar presidentit se ato të gjitha janë “veshur si gra”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest