Tiranë, 3 – vjeçari dhe nëna e tij marrin plage në autobus

ana-dhe-femija

Një grua dhe një fëmijë kanë marrë plagë sot në një linjë urbani të Tiranës. Fëmija ka rënë së bashku me të ëmën nga një frenim i fortë i shoferit, teksa po shkonte në kopsht mëngjesin e sotëm me linjën Kristal – Qendër. Pas frenimit, hekuri mbajtës i autobusit është këputur, duke bërë që nëna dhe i bir të bien në gropën e shkallëve.

Nëna e djalit që është vetëm 3 vjec e 10 muajsh, ka folur për “Panorama” dhe ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes:

“Ishim në autobusin e linjës Kristal-­Qendër, në orën 08:40, në semaforin e Komunës së Parisit. Shoferi bën një frenim të çmendur, ranë gjithë njerëzit. Unë me çunin ishim të ulur. Shkëputet hekuri dhe biem të dy në gropën e shkallëve me fytyre. Unë ulërija ndalo autobusin se do thërras policinë, ai nuk ndaloi. Më pas ndaloi në stacionin që e ka te “Lulishte 1 Maji”. Çuni u mbulua në gjak se i shpërtheu nga të dy hundët. Fotoja është bërë pasi djali mori ndihmën në spital. Mora 129, më merr 112 mbrapsht. Ne na ngritën njerëzit se as shoferi as fatorino nuk u shqetësuan. Çuni është copë, me shenja dhe në qafë. Autobusi i Kristalit kishte targën AA708NE. Ata janë flote shumë e vjetër e fakti qe hekuri mbajtës u shkëput e tregon qartë.”

femija-autobus

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest