“Historia Ime” publikon gjetjet e monitorimit mbi gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit në media

monitorimiz

Projekt pilot i monitorimit të gjuhës diskriminuese dhe gjuhë së urrejtjes në medien shqiptare online

Qëllimi i këtij projekti të mbështetur nga Civil Rights Defenders ka qenë vlerësimi i etikës dhe diagnostifikimi i problematikës së gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në medien shqiptare online. Vëmendje të posaçme i është kushtuar gjatë monitorimit, portretizimit të grupeve të margjinalizuara si dhe respektimit ose jo të të drejtave të njeriut.

Në këtë monitorim nuk kemi dashur të bëjmë krahasim mes mediave të përfshira në të. Përzgjedhja e mediave të monitoruara ka qenë e bazuar në interaktivitetin e tyre, në trendin e klikimeve, linjës së tyre editoriale dhe ndikimit në opinionin publik dhe mjedisin mediatik.

Pjesë e këtij monitorimi të realizuar në muajt Nëntor – Dhjetor 2016 nga Pro LGBT dhe redaksia e “Historia Ime” kanë qenë këto 4 media online:

  • GazetaTemA
  • Balkanweb
  • Panorama
  • Syri.net

titujt jpg

Në 21% të artikujve të monitoruar është konstatuar përmbajtje e gjuhës së urrejtjes ose gjuhës diskriminuese.

chart (1)

Grupi monitorues ka analizuar gjuhën diskriminuese dhe/ose atë të urrejtjes të shfaqur jo vetëm në përmbajtjen e tekstit, por edhe në elementet e multimedias (video, foto, audio) të përfshira në artikujt e publikuar.chart (9)

Në 57% të rasteve gjuha  e urrejtjes/ diskriminuese është e  drejtuar ndaj individëve ndërsa në 43% të rasteve iu drejtohet grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit Rom, grave, grupeve të caktuara për shkak të bindjeve politike dhe grupeve me etni të ndryshme).

Duhet theksuar se në jo pak raste individët kanë qenë target për të sulmuar grupet shoqërore që përfaqësojnë.

Këto raste janë klasifikuar nga grupi i monitorimit si gjuhë urrejtje/ diskriminuese e drejtuar ndaj grupeve.

Të dhënat e monitorimit tregojnë se individët, viktima të diskriminimit apo portretizimit me gjuhë urrejtje në shumicën dërrmuese të rasteve, janë gra në 73% të rasteve dhe vetëm 27% viktimat janë burra.

chart (4)

Në rastet kur mosha e individëve ose grupeve të cilëve iu drejtohet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese është e përcaktuar, në 32% e tyre i përkasin grupmoshës 35 – 49 vjeç.

chart (7)

Baza e diskriminimit ose gjuhës së urrejtjes të konstatuar në artikujt e monitoruar ka qenë për shkak të:

  • Përkatësisë gjinore 41%
  • Racor (kryesisht ksenofobi e drejtuar ndaj qytetareve serb, grekë dhe atyre të komunitetit rom) 22%
  • Bindjeve politike 17%
  • Orientimi seksual dhe / ose identiteti gjinor 11%

chart (3)

 Gjatë monitorimit grupi ka qenë i vëmendshëm për të kuptuar format e gjuhës së urrejtjes dhe/ ose diskriminimit, siç janë:

  • Përdorimi i fakteve të pavërteta, ekzagjerimeve, pavërtetësisë, fakteve mashtruese
  • Argumentimeve me të meta (përmes shtrembërimeve apo nxjerrjes jashtë kontekstit, apel të rremë për frikë, shtrembërime mbi kundërshtarin politik, etj)
  • Gjuhë përçarëse e tipit NE vs. ATA
  • Metafora dehumanizuese (duke sjellë imazhin e luftës, kriminalitetit, armiqve, personazheve biblike, djallit, kafshëve, sëmundjeve etj)
  • Gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën.

Të dhënat e monitorimit tregojnë se forma më e përhapur e shprehjes së gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese është përmes shtrembërimit të fakteve, apelit të rremë ndaj personave, fajësimeve dhe aludimeve. Pjesa më e madhe e viktimave të kësaj forme diskriminimi kanë qenë persona të përfshirë në krime të dhunshme apo viktima të dhunës në familje.

chart (6)

Grupi monitorues ka vërejtur me kujdes autorësinë e artikujve që përmbajnë gjuhë urrejtje/ diskriminuese. Vihet re se në pjesën më të madhe të rasteve këta artikuj nuk janë të shoqëruar me emër apo iniciale të autorit, reporterit ose analistit.  Këto raste janë klasifikuar si gjuhë urrejtje/ diskriminuese nga redaksia ku artikujt janë botuar.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest