Nga 1 shkurti nis aplikimi i recetës elektronike

farmaci

Duke filluar nga 1 shkurti nis aplikimi i recetës elektronike. Mjekët në Qendrat Shëndetësore të Tiranës nuk do të përdorin më recetën letër për barnat e rimbursueshme, por vetëm atë elektronike.

Si funksionon receta elektronike?

Kur pacienti drejtohet tek mjeku i familjes me kartën e shëndetit për të marrë recetën me rimbursim, mjeku i familjes pasi bën verifikimin e diagnozës, i nis elektronikisht farmacisë recetën dhe pajis pacientin me një kod 5 shifror. Farmacisti identifikon pacientin me kartën e shëndetit dhe me kodin 5-shifror që ai paraqet.

Kështu receta elektronike bëhet e vlefshme si dokument shëndetësor, duke eliminuar printimin, firmosjen dhe vulosjen e saj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aplikimi i recetës elektronike ul shanset për korrupsion në barnat e rimbursueshme si dhe rrit transparencën.

Fillimisht aplikimi do të nis në Tiranë dhe deri në fund të 2017-ës  do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest