4 muaj pa marrë pagat/ Naftëtari zbret nga oxhaku pas lutjes së familjarëve

xxxxcvv

Një prej punëtorëve të rafinerisë së naftës në Fier është ngjitur në majën e një prej oxhakëve të ndërmarrjes duke kërcënuar se do të hidhej prej atje. Ai dhe punëtorët e tjerë të rafinerisë nuk marrin pagat  prej 4 muajsh.

Punëtori i quajtur Agim, ka qëndruar mbi oxhak rreth katër orë dhe pas lutjes së familjarëve dhe kolegëve ka zbritur nga lartësia.

“Kemi që në tetor që s’kemi marrë rroga. Mirë tani në janar s’ka rroga se ka ikur ai pronari. Por muajt e tjerë janë përpunuar mijëra ton karburante e janë shitur”, ka thënë prej punëtorëve për Balkanweb.

Naftëtarët e Ballshit, Fierit dhe Vlorës prej kohësh punojnë në kushte të vështira dhe shpesh as nuk paguhen për shkak të keqmenaxhimit dhe koncesioneve të dështuara në këtë sektor.

Video: Lutjet e familjarëve drejtuar punonjësit të rafinerisë/ Nisma “Thurje”

/l.k./

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest